2009-03-23 18:16:33

Mbi mesazhin e Papës për Afrikën, flet një meshtar ekspert i kontinentit.


(23.03.2009 RV)RealAudioMP3 Mbi mesazhin që Papa i la Afrikës, të dëgjojmë don Luigji Macukaton, i cili për 53 vjet me radhë ka udhëhequr Cuamm, organizatën jo qeveritare që merret me bashkëpunimin shëndetësor në zemër të Afrikës:
Është thirrja e tij e vazhdueshme për shpresë, sidomos duke iu drejtuar të rinjve e grave, një ftesë për ta ndërtuar të ardhmen pa u trembur nga vështirësitë, duke u bërë ballë problemeve: ekzistojnë, duhet t’u bëjmë ballë përveçse me entuziazëm, edhe me pasion e shpresë. Shpresoj që ky të jetë ogur i mirë për këto vende ku shumica e popullsisë ka një moshë nën 15 vjeç. Pastaj, për mua, Afrika është shenjë shprese, jo vetëm për Kishën – pasi pamë një Kishë të gjallë, një Kishë entuziaste – por edhe për tërë botën, pasi kontinenti afrikan, megjithëse edhe sot e kësaj dite simbol i varfërisë, vuajtjes, nevojës, është edhe një kontinent që ka mundësi e pasuri të jashtëzakonshme. Duhet të ndihmohet në një mënyrë tjetër: më shumë të vetëzhvillohet se sa të shfrytëzohet.







All the contents on this site are copyrighted ©.