2009-03-21 17:57:12

Shtegtimi XI i Papës: Shtypi online dhe agjensitë ndërkombëtare; titujt më interesantë.


(21.03.2009 RV)Edhe në këto 24 orët e fundit (ndonëse më pak), në shtypin online vijoi diskutimi e polemika mbi prezervativët. Mund të themi se kjo pjesë përfaqëson 20% të materialit të monitoruar, ndërsa 80% i informacionit dixhital përqendrohet rishtas tek mësimet e Papës.
Jehonë ndërkombëtare pati posaçërisht arritja e Papës në Luandë, sidomos për praninë e panumërt të angolezëve nëpër rrugët, gjë që s’ishte parë kurrë në Jaunde.
Pastaj hynë në rrjet shumë tituj kushtuar fjalëve të Papës kundër abortit si dhe të ashtuquajturit ‘shëndet riprodhues’. Dukej sikur do të shpërthente një stuhi e re kritikash, por në fund nuk ndodhi kështu. U ndje më tepër një farë shtimi i informacionit, me interes perëndimor, por jo afrikan. Madje i gjithë shtegtimi po shikohet me syrin e problemeve, që interesojnë më tepër opinionin perëndimor. E kjo, edhe pse agjensitë më të mëdha të shtypit, si Ansa, Agi, AdnKronos, Asca, Efe, Reuters, Associated Press, Kna, AFP, AFP-AF janë pikërisht perëndimore.
Po kujtojmë disa tituj kryesorë:

Correio Manha:
Mijëra besimtarë ndjekin kortezhin e Papës;
10 mijë policë për sigurinë;
Papën e presin 25 mijë të rinj në festë;
Më shumë përpjekje kundër varfërisë;

Le Monde:
Papa thekson se paqja mund të sigurohet vetëm me drejtësi;
Ati i Shenjtë kërkon të luftohet kundër varfërisë:
Papa sulmon përsëri: ‘Jo!’ abortit;
Papa flet me ironi: mendojnë për abortin, për të mbrojtur shëndetin e gruas;
Papa pritet me entuziazëm;
Jo ligjit të më të fortit;
Parku zoologjik i Papës: një gjarpër, një kolà, një maçok e tani, edhe një breshkë.
Katolikët kundër Papës në Francë;
Solidariteti i Patrikut të Moskës;
Osservatore Romano kundër mass-mediave.

Unità:
Papa u kërkon Kishave afrikane të luftojnë kundër Sidës;
Horizonti im është mbarë Afrika;
Papa mallkon shumëkombshet;
Papa largohet nga Kameruni duke përshëndetur të fundmit: pigmejtë;
Viruset më të rrezikshme janë padrejtësia e dhuna;

Times:
Papa është përkrah të varfërve në Angolën e pasur me naftë;

Reuters:
Jo abortit ndërmjet mjekimeve për mbrojtjen e shëndetit të gruas;
Jo abortit si terapi;
Jo shtypjes së grave;
Jo shfrytëzimit seksual;
Racinger nuk bën lëshime: të mbytësh nuk është shëndet riprodhues!

Associate Press:
Papa i thotë jo padrejtësisë shoqërore;
Kisha është në shërbim të pajtimit;
Benedikti XVI gjatë shtegtimit të tij apostolik në Kamerun;
Sida: Papa ripohon rolin e Kishës;
Papa: Feja e vërtetë nuk mund ta pranojë dhunën;
Vendet e pasura t’i mbajnë premtimet;
Shkandulli i një Pape, që kërkon ta humanizojë seksualitetin;
Për Papën ka shumë ndryshim ndërmjet seksualitetit njerëzor e atij kafshëror: e për ty?;T’i jepet fund një herë e mirë korrupsionit!







All the contents on this site are copyrighted ©.