Vizita e Papës në Afrikë, parë nga shtypi dhe agjensitë ndërkombëtare të lajmeve
(20.03.2009 RV)Pas një stuhie të vërtetë shkrimesh, që karakterizuan fillimin
e vizitës së Papës dhe pohimet e tij të para, që nga ora 11.00 e ditës së djeshme,
u rikthye një farë qetësie e drejtpeshimi në informacionin kushtuar shtegtimit të
Atit të Shenjtë në Kamerun e Angola. Megjithatë, polemikat e kritikat vijojnë akoma.
Gjithsesi vëmendja po përqendrohet edhe tek përmbajtja e magjisterit, posaçërisht
tek homelia e Meshës së djeshme në stadiumin e Jaundesë dhe fjalimi drejtuar bashkësisë
myslimane. Mund të thuhet se 40% e informacionit vijon të merret ende me pjesën
polemike e 60%, me atë jo polemike. Nuk lexohen akoma artikuj më të arsyeshëm mbi
çështjen “prezervativi mund ta shtojë epideminë”, por gjithsesi nisin të duken reflektime
të tipit: - e sikur Papa të ketë thënë një fjalë, që meriton të studiohet më thellësisht? -e
sikur Papa të ketë shtruar për zgjidhje një problem të vërtetë, që duhet vënë në diskutim.
-e sikur Papa të ketë folur mbi bazën e sigurt të materialeve shkencore interesante? Gjejmë
edhe shkrime mbi rolin e ndërrmarrjeve farmaceutike në këtë drejtim. Po kujtojmë
vetëm disa tituj Telegrapf: Umberto Bosi: “Papa ndoshta nuk e ka parasysh
realitetin vendas”; “ Potere në Evropë” pas fjalëve të Papës” Le Monde:
“Angola: Byroja politike e MPLA përshëndet Papën”; “Afrika është në rrezik
përballë fuqive të pashpirt”; “Jo pushtetit të parasë që i përbuz të varfërit”;
“Papa ipeshkvijve afrikanë: pajtim, paqe, drejtësi”; Angop: “Kisha
e të sëmurët: në vijë të parë të frontit, si gjithmonë” Le Temps dhe agjensitë
franceze: “Papa myslimanëve: së bashku kundër dhunës!”; “Mesha përballë 55
mijë besimtarëve”; “Kisha impenjohet në luftën me sukses kundër Sidës”; “Jo
tiranisë së materializmit”; “Papa kundër sipërmarrjeve shumëkombëshe: e pushtojnë
Afrikën dhe e shfytyrojnë”; Atë Lombardi - Sida: “Papa është në dijeni të plotë
të reagimeve ndaj fjalëve të tij mbi Sidën”.