(20.03.2009 RV)Sot, ndërsa Papa vijon shtegtimin në Afrikën e largët, në Kapelën
e ‘Nënës së Shëlbuesit’ të Pallatit Apostolik në Vatikan, predikatari i Shtëpisë Papnore,
Atë Raniero Kantalamesa vijoi predikimin e dytë të Krezhmëve. Të pranishëm, anëtarët
e Kuries Romake. Tema e përgjithshme e predikimit është “Ligji i Shpirtit Shenjt,
që jep jetë në Jezu Krishtin”, shkëputur nga Letra e Shën Palit drejtuar Romakëve
(Rom 8,2). Sot reflektimi i predikatarit u frymëzua nga vizioni i Shën Palit
rreth veprës së Shpirtit Shenjt. Atë Kantalamesa e paraqiti Shpirtin Shenjt si mësues,
që i prin besimtarit përmes ndergjegjes, Fjalës së Zotit e mësimit të Kishës. Predikimet
e ardhshme do të mbahen më 27 mars e 3 prill.