2009-03-20 16:42:42

Luanda.


(20.03.2009 RV)RealAudioMP3 Kryeqytet i Angolës, me 2 milion e 766 mijë banorë, u themelua në vitin 1575 nga zbuluesi portugez, Paulo Dias Novias, që e pagëzoi me emrin São Paulo de Luanda. Në vitin 1618 këtu u ndërtua Fortaleza São Pedro da Barra e më pas, në vitin 1634, një fortesë tjetër me emrin São Miguel. Deri në zhdukjen e skllavërisë, më 1836, qyteti ishte një nga qendrat më të mëdha të tregtisë së skllevërve, që niseshin drejt Brazilit. Pas vitit 1975, kur Angola fitoi pavarësinë, një pjesë e mirë e popullsisë portugeze u largua nga vendi dhe u zëvendësua me një numër të madh kubanezësh, ndërmjet të cilëve, shumë ushtarë. Qyteti është seli e Universitetit të Angolës dhe e Pallatit të Governatorit. Luanda ndahet në dy pjesë: la baixa (qytetit i vjetër) dhe la cidade alta (qyteti i ri). Qyteti i vjetër, që ndodhet pranë portit, ka rrugë të ngushta e shtëpi të vjetra të stilit kolonial.







All the contents on this site are copyrighted ©.