2009-03-19 16:26:20

Lutja e Benediktit XVI drejtuar së Lumes Virgjër Mari, Pajtore e Afrikës.


(22.03.2009 RV)RealAudioMP3 Lutja drejtuar nga Papa Virgjërës Mari, Pajtore e Afrikës, gjatë Meshës për dorëzimin e Instrumentum Laboris.

 
Shenjtja Mari, Nëna e Tënzot, Pajtore e Afrikës, ti i dhe botës Dritën e vërtetë, Jezu Krishtin!
Duke iu bindur plotësisht Atit qiellor e me hirin e Shpirtit Shenjt, na dhurove burimin e pajtimit e të drejtësisë, Jezu Krishtin, paqen tonë e gëzimin tonë.
O Nëna e dashurisë dhe e urtisë, na e trego Jezusin, Birin tënd e Birin e Hyjit, na prij në rrugën e shndërrimit tonë, na e nxirr hirin që mbi ne të shndrisë Lumnia e Jezusit në të gjitha mjediset e jetës sonë personale, familjare e shoqërore.
O Nënë përplot me Mëshirë e Drejtësi, me bindjen ndaj Shpirtit Ngushëllues, ndërmjetëso që të jemi dëshmitarë të Zotit të ngjallur e të bëhemi gjithnjë më shumë kripë e tokës e dritë e botës.
Nënë e Ndihmës së Përhershme, ndërmjetësimit tënd amtar ia besojmë përgatitjen dhe frytet e Sinodit të dytë për Afrikën.
Mbretëreshë e Paqes, lutu për ne!
Zoja e Afrikës, lutu për ne!







All the contents on this site are copyrighted ©.