2009-03-18 17:56:17

Deklaratë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë për fjalët e Papës mbi parandalimin e Sidës


(18.03.2009 RV)Përsa i përket jehonës së shkaktuar nga disa fjalë të Papës mbi problemin e Sidës, Salla e Shtypit e Vatikanit saktëson se Ati i Shenjtë përsëriti qëndrimin e Kishës Katolike dhe linjat thelbësore të impenjimit të Benediktit XVI në luftën kundër shuplakës së tmerrshme të Sidës; së pari, me anë të edukimit të përgjegjësisë së personave në përdorimin e seksualitetit e me anë të ripohimit të rolit thelbësor të martesës e familjes; së dyti: me anë të punës kërkimore shkencore dhe me zbatimin e kurave efikase kundër Sidës, që duhet të vihen në dispozicion të një numri gjithnjë e më të madh të sëmurësh, përmes shumë nismave dhe institucioneve shëndetësore; së treti: përmes ndihmës njerëzore e shpirtërore për të sëmurët me Sidë, si për të gjithë ata që vuajnë, gjithnjë në zemrën e Kishës.
Këto janë drejtimet në të cilat Kisha përqëndron impenjimin e saj, duke pohuar se shpërndarja më e gjerë e prezervativëve nuk është në të vërtetë rruga më e mirë, më afatgjatë dhe më efikase në luftën kundër Sidës e në mbrojtjen e jetës njerëzore.







All the contents on this site are copyrighted ©.