2009-03-16 18:12:59

Përkujtojmë sot Shën Hilarin e Akuilesë dhe Shën Tacianin


(16.03.2009 RV)Shën Hilari, i cili në Martiriologun jeronimian kujtohet njëheresh me Tacianin, duhet të ketë qenë ipeshkvi i dytë i Akuilesë, në Itali. Sipas një tradite të lashtë, ipeshkvi Hilari e diakoni Taciani pësuan së bashku martirizimin nën Numerianin, më 16 mars të vitit 284. Mbi varrin e Hilarit, në Akuile u ngrit që në shekullin IV një kapelë përkujtimore tetëkëndëshe, që aso kohe quhej ‘martyrium’. Në fund të këtij shekulli, nga frika e Longobardëve, patriku Pal iku në Grado, duke mbartur me vete edhe reliket e martirëve të shenjtë ndërmjet të cilave, edhe ato të Hilarit e të Tacianit. Më vonë, në shekullin e XIII, në Goricie të Italisë martirëve iu kushtua një Kishë, që u bë Kishë famullitare e qytetit duke filluar nga viti 1460 e, pas shpërbërjes së Patriarkatit të Akuilesë, u ngrit në rangun e katedrales së kryedioqezës së re, themeluar në vitin 1751. Të dy shenjtorët martirë nderohen si Pajtorë të qytetit të Goricies.







All the contents on this site are copyrighted ©.