Më 19 mars, faqja zyrtare e internetit të Selisë së Shenjtë do të flasë edhe në gjuhën
kineze
(16.03.2009 RV)Më 19 mars, me rastin e Solemnitetit të Shën Jozefit, fat i
Shën Marisë Virgjër e Pajtor i Kishës Universale, faqja internet e Selisë së Shenjtë
do të pasurohet me një seksion të ri në gjuhën kineze. Lajmi u dha sot nga Salla e
Shtypit e Vatikanit. Është gjuha e tetë me të cilën flet faqja e internetit www.vatican.va,
pas italishtes, anglishtes, frëngjishtes, spanjishtes, gjermanishtes, portugalishtes
dhe latinishtes. Falë këtij shërbimi, miliardat e kinezëve në botë mund të konsultojnë
tekstet e Papës Benedikti XVI e dokumentet e tjera të Kishës Katolike. Selia e Shenjtë
është e pranishme në internet në gjuhën kineze, që nga viti 1998 përmes Agjensisë
ndërkombëtare Fides (www.fides.org) dhe nga viti 1999 përmes faqes së internetit
të Radio Vatikanit (www.radiovaticana.org).