2009-03-15 13:32:37

Atmosferë entuziazmi në Engjëllin e Tënzot


(15.03.2009 RV)Sot Papa e kremtoi lutjen e Engjëllit të Tënzot me besimtarët në një atmosferë të veçantë festive: në Sheshin e Shën Pjetrit ishin të pranishme 1000 vajza të vogla, në moshën 10-11 vjeçare, anëtare të Shoqatës ‘Udhërrëfyes e skaut katolikë të Evropës’, së bashku me 200 shoqërues. Udhërrëfyesit erdhën që dje në Romë, për të marrë pjesë në takimin e tyre të katërt kombëtar, me temën e dritës, sipas motos: “Ja, edhe unë me ty, do të jem drita e botës”. Takimet kombëtare organizohen gjithnjë në muajin mars, në prag të 25 marsit, solemnitet i Lajmërimit të Zojës së Bekuar, ditë në të cilën kalendari liturgjik kremton përgjigjen “U bëftë mbi mua si është fjala jote”, që Virgjëra Mari i dha Engjëllit lajmëtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.