2009-03-14 15:31:50

Shenjtorët e javës sipas Kalendarit kishtar


(15.3.2009 RV)Sot e diele, 15 mars,Kisha kremtoi të diela III të Kreshmëve, e po sot kalendari kishtar përkujton edhe Shën Zakarinë, papë, Shën Luizën de Marillak, bashkëthemeluese të Bijave të Dashurisë.

Nesër, më 16 mars, kalendari kishtar përkujtom Shën Hilarin e Shën Tacianin, martirë të Akuilesë.

Të martën më 17 mars, kalendari kishtar përkujton Shën Patrikun, ipeshkëv, apostull i Irlandës dhe shën Gjonin Sarkandër, meshtar martir.

Të mërkurën e ardhshme, më 18 mars, kalendarit kishtar do të përkujton Shën Cirilin, ipeshkëv i Jerusalemit e doktor i Kishës.

Të enjten e ardhshme më 19 mars, kalendari kishtar përkujton Shën Jozefin, fatin e Virgjërës Mari, Pajtorin e Kishës universale. Do të përkujtohet edhe Shën Gjoni Abat, ndër sa Papa Jozef Racinger do të kremtojë ditën e emrit.

Të premtën më 20 mars, kalendari kishtar përkujton Shën Gjon Nepomuçeni, meshtar e martir.

Të shtunën më 21 mars, përkujtohet Shën Nikolla i Flues, pajtor qiellor i Suedisë

Të dielën më 22 mars, bie e diela 4-të e Kreshmëve e po këtë ditë përkujtohen edhe Shën Lea, vejush romake e Shën Pali, ipeshkëv i Narbonës.







All the contents on this site are copyrighted ©.