2009-03-14 15:30:15

Kryeipeshkvi Mambertì filloi vizitën pesëditore në Japoni


(15.03.2009 RV)Kryeipeshkvi Dominik Mamberti, sekretar i Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet, filloi sot një vizitë pesëditore në Japoni, me ftesë të ministrit të jashtëm japonez, Hirofumi Nakasone. Gjatë takimit, sipas parashikimit, përfaqësesit diplomatikë të Vatikanit e të Tokios do të shkëmbejnë mendime për çështje me interes dypalësh, për tema rajonale dhe ndërkombëtare. Gjatë qëndrimit të tij në Japoni, kryeipeshkvi Mamberti do të shkojë edhe në Nagasaki, për të takuar governatorin e prefekturës, Genjiro Kaneko e për të vizituar muzeun e Bombës Atomike si edhe kishat historike të kësaj prefekture.







All the contents on this site are copyrighted ©.