2009-03-14 15:22:14

Benedikti XVI ipeshkvijve argjetinas në vizitë ’ad Limina’: asnjë ipeshkëv nuk ndjehet i vetëm, sepse është i lidhur ngushtë me Zotin.


Ipeshkvijtë të mbrojnë tërësinë e fesë dhe doktrinën e përbashkët të mbarë Kishës. Kjo është porosia kryesore, që u dha sot paradite Papa ipeshkvijve argjentinas, në përfundim të vizitës së tyre ‘ad Limina’. Fjalët e Zotit tonë, që të gjithë të jenë një – shtoi Papa – duhet të shikohen si burim i përhershëm frymëzimi:
“La Iglesia es…
Kisha është mister bashkimi, popull i mbledhur nga uniteti i Atit, i Birit e i Shpirtit Shenjt”.
Misioni i ipeshkvijve - shtoi Ati i Shenjtë – është t’i shërbejnë unitetit të të gjithë Korpit mistik të Krishtit:
“El Obispo, que es el principio…
Ipeshkvi, që është zanafilla e themeli i dukshëm i unitetit të Kishës së tij të veçantë, është i thirrur të promovojë e të mbrojë tërësinë e fesë dhe doktrinën e përbashkët të mbarë Kishës, si dhe t’i mësojë besimtarët t’i duan vëllezërit e tyre”.







All the contents on this site are copyrighted ©.