2009-03-14 15:22:02

Afrika e Lindja e Mesme, në plan të parë në audiencën e Papës me presidentin e Maltës, Adami


(14.03.2009 RV)Sot paradite Benedikti XVI priti në audiencë, në Vatikan, presidentin e Republikës së Maltës, Eduard Feneh Adami, i cili më pas u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone. Gjatë bisedimeve të përzemërta - njofton një notë e Sallës së Shtypit të Vatikanit – u prekën disa tema, që kanë të bëjnë me situatën në vend dhe me kontributin që mund t’i japë Malta bashkësisë ndërkombëtare, duke pasur parasysh pozitën e saj në Mesdhe, posaçërisht përsa i takon Afrikës e Lindjes së Mesme. Gjatë bisedimeve u theksua roli themelor që luan Kisha katolike në të gjitha fushat e jetës në shoqërinë malteze. Në fund u ripohuan lidhjet e miqësisë e të bashkëpunimit ndërmjet Selisë së Shenjtë e Republikës së Maltës.







All the contents on this site are copyrighted ©.