2009-03-13 19:26:10

Feja e kultura në dialog për të themeluar një humanizëm të ri


(13.3.2009 RV)Feja e kultura në dialog për të themeluar një humanizëm të ri: kjo është sfida që Jubileu Paolin i Universitarëve i drejton botës akademike. Organizuar nga Kongregata për edukimin katolikë, Këshilli Papnor për kulturën e Zyra e Vikariatit të Romës për Baritorinë universitare, dje në Romë filloi Forumi Ndërkombëtar i Universiteteve mbi temën “Ungjilli e kultura për një humanizëm të ri”, që do të përfundojë të dielën më 15 mars me kremtimin e Meshës të cilën do ta kryesojë kardinali Groholevski, prefekt i Kongregatës së Vatikanit për edukimin katolikë.
Të sjellësh Ungjillin tek kultura bashkëkohore, në mënyrë që e Vërteta mbi njeriun që feja zbulon w nxjerr në dritë, të mund të themelon e udhëheq përparimin e dijeve në drejtimin e një humanizmi të ri. Jubileu Paolin i Universitarëve i kërkon botës akademike një sfidë të guximshme: ballafaqimin e krizës së modernitetit duke promovuar një revolucion vërtetë të thellë kulturor, që e konsideron si të rreme, reduktuese e mashtruese dikotominë ndërmjet fesë e arsyes, ndërmjet përmasës trashendentale të ekzistencës e të realitetit empirik, ndërmjet lirisë njerëzore e së drejtës hyjnore, për të vlerësuar kontributin e doktrinës shoqërore të Kishës e thelluar mirëkuptimin e asaj që është reale, dhe dëshmuar begatinë historike të takimit ndërmjet fesë dhe arsyes. Të dëgjojmë Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone:
“Që nga zanafilla, takimi i Ungjillit me kulturën është realizuar jo vetëm me shfaqjet e tija historike, siç është pra qytetërimi i një populli, por edhe e sidomos me bërthamës krijuese e lindëse, që është njeriu që e kërkon të vërtetën, nga fakti që Ungjilli nuk identifikohet me asnjë kulturë të veçantë, por promovon të gjitha nga brenda”.







All the contents on this site are copyrighted ©.