2009-03-12 17:21:32

Sondazh në Poloni për vendin që zë feja në jetën e polakëve.


(12.3.2009 RV)E përjavshmja më e lexuar katolike polake “Niedziela”, me seli në Çestokovë, botoi kohët e fundit një sondazh kushtuar vendit që zë feja në jetën e polakëve dhe mbrojtjes së mësimeve të Kishës nga ana e katolikëve polakë në debatin publik e në jetën e përditshme. Sondazhi u realizua nga Instituti i Statistikës së Kishës katolike. Sipas rezultateve të sondazhit, rimarrë nga Agjensia Fides, për katolikët e Polonisë feja e morali që predikon Kisha, kanë një rëndësi të dorës së parë. Feja nuk lidhet me jetën private, por ka përmasën e saj publike. Sociologët e Institutit të Statistikës së Kishës katolike u drejtuan të intervistuarve tri pyetje kryesore: mbi mësimin e Kishës lidhur me abortin; mësimin e Kishës për çështjen e fekondimit artificial në ‘epruvetë’ dhe problemin e rikthimit të pronave të Kishës, marrë nga shteti gjatë regjmit komunist. Mbi 64% e të intervistuarve bënë të vetin qëndrimin e Kishës kundër abortit; 42% deklaroi se e pranon mësimin e Kishës lidhur me temën e fekondimit ‘in vitro’. Shumica e katolikëve në Poloni – komentoi don Pavel Rospiatkovski – siç e tregojnë edhe vetë rezultatet e sondazhit të Niedzielës, deklaron se feja ka rëndësi të madhe në jetën publike e se nuk është e as nuk mund të mbyllet vetëm në sferën e jetës private të polakëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.