2009-03-12 17:07:45

Kryetari i bashkësisë së hebrenjve të Romës, Rikardo Paçifiçi flet për vizitën e Papës në Tokën Shenjte


(12.3.2009 RV)RealAudioMP3 Siç kemi njoftuar, dëgjues të nderuar, nga data 8 deri më 15 maj, Benedikti XVI do shtgetojë në Tokën Shenjte. Njoftimin zyrtar e dha personalisht Papa të dielën gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot. “Do të jetë një ngjarje e madhe, tejet prekëse e me rëndësi të dorës së parë – komenton presidenti izraelit Shimon Peres – nga e cila viztë papnore– shton Peres - buron një frymë paqeje e shprese”. Pra do të jetë një vizitë prej tetë ditësh, nga data 8 deri më 15 maj, e ngarkuar me veprimtari dhe takime fetare e civile. Fjalë inkurajuese për misionin e Benediktit XVI në Lindjen e Mesme tha edhe, kryetar i bashkësisë së hebrenjve të Romës, Rikardo Paçifiçi. Ta dëgjojmë:
Përgjigje: - Është ngjarje e jashtëzakonshme, në këtë çast, më shumë se kurrë. Është mesazh nga prijësi shpirtëror i njërës nga tri fetë e mëdha monoteiste, që do të vizitojë Lindjen e Mesme, jo vetëm Izraelin, e shpresojmë se do të mbartë mesazhin e pajtimit si dhe mundësinë për vënien në dukje të vlerave mbi të cilat hebraizmi e krishterimi themeluan demokracitë më të rëndësishme të botës, posaçërisht ato evropiane. E kjo ndodh në një çast, në të cilin ndjehet se diçka po lëviz, si pas veprimtarive të administratës Obama, me zonjën Klinton, ashtu edhe të Bashkimit Evropian. Krijohen mundësi të reja për t’i hapur përspektiva të reja popullit palestinez, me ndihma ekonomike të rëndësishme, që mund të shërbejnë për të hedhur themelet e shtetit të ardhshëm palestinez. E kjo ndodh menjëherë pas zgjedhjeve në Izrael, që e dimë të gjithë se ishin krejt të veçanta.

Pyetje: - Në këtë çast na duket themelor roli i feve në të mirën e procesit të paqes në Lindjen e Mesme?

Përgjigje: - Ekziston një ide e përbashkët në të cilën na duket se jemi burgosur të gjithë: ideja se fetë sjellin luftën: e kjo nuk është aspak e vërtetë. Nga mesazhet e vërteta të njerëzve të fesë – e theksoj – të vërteta, jo të manipuluara, të përdorura për qëllime politike, buron gjithnjë shpresa e sidomos, ftesa për të bashkëpunuar ngushtësisht në përpjekjen për ndërtimin e një shoqërie, në të cilën secili nga ne mund e duhet të bëjë diçka për të sjellur miëqenien për të gjithë.







All the contents on this site are copyrighted ©.