2009-03-12 17:44:37

Jubileu Paolin i universitarëve në Romë propozon Ungjillin si pikë referimi


(12.3.2009 RV)U hap sot në Romë, Jubileu Paolin i universitarëve, organizuar nga Kongregata e Vatikanit për Edukimin Katolikë, së bashku me Këshillin Papnor për Kulturën dhe Zyrën për Baritorinë Universitare të Vikariatit të Romës. Nisma u frymëzua nga pohimi i Shën Palit në Aeropagun e Athinës: “Atë, të cilin ju e adhuroni pa e njohur, unë jua kumtoj” (Vp 17,23). Mbi Jubileun Paolin të dëgjojmë mons. Lorenco Leucin:
Është një ngjarje e rëndësishme, sidomos për të nxitur më tej veprimtarinë baritore universitare në të gjitha Kishat lokale, në mënyrë që dialogu ndërmjet Kishës e Universitarëve të përforcohet dhe të gjen rrugë të reja, për të dhënë një kontribut domethënës në bashkëpunim me kulturën bashkëkohore, ashtu siç kërkuar disa herë Benedikti XVI. Kisha është e thirrur që përmes intelektualëve katolikë, të rinjve universitarë, të jap ndihmën e saj duke orientuar çështjet e mëdha mbi centralizimin e personit njerëzor. Bota akademike, ndoshta edhe një herë në mënyrë të pa deklaruar, e pret e konsideron Ungjillin si pik referimi”.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.