Nesër, në orën 12. 00, do të botohet Letra e Papës për faljen e shkishërimit katër
prelatëve të shuguruar nga Lëfevrë.
(11.03.2009 RV)Salla e Shtypit e Vatikanit njoftoi, përmes një note, se nesër
në mesditë do të botohet “Letra e Shenjtërisë së Tij Benediktit XVI drejtuar Ipeshkvijve
të Kishës Katolike për heqjen e shkishërimit katër ipeshkvijve të shuguruar nga kryeipeshkvi
Lëfevrë”. Teksti i dokumentit mund të lexohet në gjuhën italiane, gjermane, franceze,
angleze, spanjolle e portugeze. Në orën 11. 00 – përfundon nota - drejtori i Sallës
së Shtypit, atë Federiko Lombardi, do të jetë i gatshëm për një takim të shkurtër.