2009-03-11 17:33:18

Ipeshvijtë e Argjentinës në Vatikan për vizitë ‘ad Limina’.


(11.03.2009 RV)Filloi në Vatikan vizita ‘ad Limina’ e ipeshkvijve argjentinas. Do të vijojë deri më 21 mars. Prelatët do t’i sjellin Papës shpresat e shqetësimet e Kishës së këtij vendi jugamerikan. E shqetësimi më i madh është ai i edukimit sa më të thellë fetar të popullit, në rrethanaet e sotme të krizës globale. Argjentina sapo doli nga një krizë tepër e thellë, që zgjati shtatë vjet e sot Kisha shqetësohet edhe për krizën e re, që dyndet mbi vendin dhe përpiqet të gjejë rrugë të suksesshme për përballimin e saj. Sfida më e madhe në këtë përpjekje, është lufta kundër korrupsionit, tashmë tepër i rrezikshëm, sepse i institucionalizuar, në sa po krijohet bindja se vetëm me këtë sistem mund të ecet përpara. Kisha ka për qëlim të ndihmojë për rindërtimin e sistemit demokratik, dmth për respektimin e autonomisë së tre pushteteve të Shtetit: atij ligjor, ekzekutiv e gjyqësor.







All the contents on this site are copyrighted ©.