2009-03-10 17:53:15

Shenjti i ditës: Shën Simpliçi, Papë


(10.03.2009 RV)Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Simplicin papë, që e drejtoi Kishën katolike nga 3 marsi i vitit 468 deri me 10 mars 483.
Simpliçi, i lindur në Tivoli të Italisë, u ul në fronin e Shën Pjetrit në vitet e vështira e të errëta, kur Perandoria Romake e Perëndimit shembej nën peshën e padurueshme të dyndjeve barbare e të kolerës. Kjo ngjarje pati pasoja të rënda si për jetën civile, ashtu edhe për atë të Kishës.
Si Kryebari i Kishës, luftoi kundër herezisë ariane dhe monofizizmit, që mohonte natyrën hyjnore të Krishtit.
Ndërtoi shumë kisha, ndërmjet të cilave, Kishën e Rrumbullaktë të Shën Shtjefnit, në Romë, pranë së cilës ndodhet Shtëpia e përgjithshme e rregulltareve të Kraharorit të Shenjtë, shumë të njohura në Shkodër për shkollën e tyre, si dhe Kishën e shën Bibianës. Ishte njohës dhe mbrojtës i madh i arteve. Falë ndërhyrjes së tij energjike, shpëtuan nga shkatërrimi shumë vepra pagane arti, sidomos mozaikët e Kishës së Shën Andreut në Romë.Reliket e Shenjtit ruhen e nderohen në vendlindjen e tij, në Tivoli.







All the contents on this site are copyrighted ©.