2009-03-07 14:36:19

Dom Gaspër Gjini në 25 vjetorin e vdekjes


(7.3.2009. RV)Kanë kaluar 25 vjet nga vdekja e Dr. Dom Gaspër Gjinit, prift e studiues i madh shqiptar nga Kosova, që mbylli sytë më 7 mars 1985 në spitalin e Beogradit, në sa ishte në kulmin e pjekurisë shpirtërore e shkencore. Njeri me virtyte të rralla, me kulturë poliedrike, dom Gaspër Gjini na la trashëgim veprën madhore postume: "Ipeshkvia Shkup -Prizren nëpër shekuj" , botuar në Zagreb, më 1992, me qëllim që dihet historia e Vendit, e popullit dhe e Kishës, me qëllim që të mësohet nga e kaluara për të përparuar e ndërtuar të ardhmen mbi themele të vërteta.







All the contents on this site are copyrighted ©.