2009-03-06 16:47:14

Më 6 mars përkujtojmë imzot Lazër Mjedën, kryeipeshkëv metropolit i Shkodrës


( 06.3.2009.RV)Duke shfletuar kalendarin historik, përkujtojmë përvjetorin e lindjes së kryeipeshkvit të madh të Shkodrës imzot Lazër Mjedjes. “Hierarkë shejt, luftar i pathyeshem per të drejta të fés, atdhetar i flakët e veprues i panjollë, puntuer i vjefshem i gjuhës, këshilltar e mprojsë i shndritun, ndihmtar zemer-gjanë i letersis kombtare, themelues e kryetar i shoqnss letrare “Agimi” e i shoqnis botuese Jeronyme”
– keshtu shkruan revista e Jezuitëve "Leka" ne vitin 1935 per imzot Lazer Mjedjen(6 mars 1869 - 8 korrik 1935). Nji barì shejt ka dekë! T'a nderojmë. Nji atdhetar i pastër ka dekë! T'a ndjekim. Nji burrë ka dekë! T'a qajmë", kështu ka shkruar për imzot Mjedjen dom Lazër Shantoja.







All the contents on this site are copyrighted ©.