Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Adrianin, martir.
(05.3.2009 RV)Shën Adriani, martir pësoi mundimet së bashku me Eubulin më 5
mars të vitit 309, ‘në vitin e gjashtë të persekutimit të të krishterëve’ sipas dëshmisë
së Euzebit. Pasi shkuan të dy në Çezare të Palestinës për të ndihmuar martirët e këtij
qyteti, të dy shenjtorët u zbuluan si të krishterë, u arrestuan e, si e dëshmuan pa
lëkundje fenë në Krishtin, u dënuan të shqyheshin nga egërsirat në cirkus. Sipas rrëfimit
mbi martirizimin e tij, Adriani u flak në arenë përballë një luani. Por me
që bisha nuk iu afrua fare, ndonëse e nxitën me të gjitha mjetet, iu pré koka me shpatë. Në
senasarët grekë më 7 ose 8 maj kremtohet festa e Shenjtorëve Eubuli e Gjuliani, por
pas studimeve të kohëve të fundit, është arritur në përfundimin se emri Gjulian është
shtrëmbërim i emrit Adrian. Një gjë e tillë u vërejt edhe në Martiriologun jeronimian,
në të cilin ndërmjet shenjtorëve që kujtohen më 5 mars, janë edhe Adriani e Euvoli.
Në këtë rast, për shkak të shqiptimit bizantin, tjetërsohet emri i Shën Eubulit.