2009-03-05 15:26:43

Imzot Rrok Mirdita shtegtar gjurmëve të Shën Palit në Turqi


(05.3.2009 RV)Gjurmëve të Shën Palit Apostull, “njeriut që shpenzoi jetën deri në fund për bashkimin dhe përkimin e të gjithë të krishterëve”, e që përshkoi “udhët e botës për t’i dorëzuar njeriun Zotit e Zotin njeriut”. Me këtë “frymë” e me temën “identiteti i krishterë në një botë shumë kulturore e shumetnike”, po zhvillohet shtegtimi i presidentëve të Konferencave ipeshkvnore të Evropës Jug-Lindore, organizuar në Tars, Antioki, Efez, Stamboll e vende tjera të Turqisë, deri të dielën e ardhshme, me rastin e Vitit Jubilar kushtuar Shën Palit. Mbi domethënien e këtij shtegtimi, në mikrofonin e Programit Shqip të Radio Vatikanit, flet kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, imzot Rrok Mirdita, ta dëgjojmë…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.