2009-03-04 17:32:07

Më 4 mars kalendari kishtar përkujton Shën Kazimirin


(04.3.2009 RV)Duke shfletuar kalendarin sot më 4 mars kalendari kishtar përkujton Shën Kazimiri, Pajtor i Lituanisë. Kazimiri lindi në Krakovi të Polonisë më 3 tetor 1458. Bir i mbretit të Polonisë, i përkiste dinastisë së Jagellonëve, me prejardhje lituane. Kur Hungarezët iu rebeluan mbretit të tyre, Matia Korvino, e princit 13 vjeç Kazimirti i ofruan, kurorën mbretërore, ky hoqi dorë posa mori veshtë se Papa ishte deklaruar kundër rrëzimit të mbretit në pushtet. Madje deklaroi se çka lakmonte më tepër, ishte ideali asketik i varfërisë, i pastërtisë morale e i përvujtërisë, ideale të cilat nuk i këmbeu kurrë as me kurorën, as me pushtetin e as me përfitimet e tjera materiale, për të cilat nuk pati asnjë ambicie, ndonëse nuk i munguan rastet t’i gëzonte të gjitha përnjëherësh. U shpall shenjt e Pajtor qiellor i Polonisë e i Lituanisë vetëm 40 vjet pas vdekjes nga papa Leoni X.







All the contents on this site are copyrighted ©.