2009-03-04 17:33:04

Klinton në Lindjen e Mesme


(04.03.2009 RV)Vazhdon misioni i Sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton në Lindjen e Mesme. Pas etapës së Jeruzalemit, sot ajo u takua në Ramallah të Çisjordanisë me kryeministrin e Autoritetit kombëtar palestinez, Salam Fajad dhe me presidentin Abu Mazen. Ky i fundit kërkoi që SHBA-të të ndërhyjnë për ta detyruar Izraelin të pezullojë ndërtimin e ngulimeve hebraike në Territoret palestineze. Vetë Klinton kritikoi shembjen e shtëpive të palestinezëve nga ana e izraelitëve në Jeruzalemin lindor, pasi ky është një hap kundër procesit të paqes. Ajo konfirmoi mbështetjen amerikane për qeverinë e Abu Mazenit dhe i kërkoi organizatës integraliste Hamas të njohë Izraelin, nëse dëshiron të ulet në tryezën e bisedimeve për paqen.







All the contents on this site are copyrighted ©.