2009-03-04 17:32:29

Bashkia e Romës, ‘Kampidoljo’ pret vizitën e Papës.


(04.3.2009 RV)Pra në Bashkinë e Romës – ‘Kampidoljo’ janë duke përfunduar përgatitjet për pritjen e vizitës së Papës Benediktit të XVI, në program të hënën më 9 mars. Është një takim i rëndësishëm e shumë i pritur, gjatë të cilit Ati i Shenjtë Jozef Racinger, ipeshkëv i Romës, do të flasë në sallën e Gjulio Cezarit dhe do të marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak, kushtuar temës së vlerës universale të “Romës, Kryeqytetit të Katolicizmit”. Benedikti XVI do të vizitojë Bashkinë e Romës me ftesë të Kryetarit Gjani Alemano, 11 vjet pas Gjon Palit II, i cili më 11 mars të vitit 1998 e vizitoi Bashkinë e Romës me ftesë të kryetarit të asaj kohe, Françesko Rutelit.







All the contents on this site are copyrighted ©.