2009-03-03 17:41:22

Në Vatikan vazhdojnë ushtrimet shpirtërore. Imzot Noca: Fjala e Zotit zbatohet përmes solidaritetit.


(03.03.2009 RV)RealAudioMP3 Lajmi se Krishti u kryqëzua e u ngjall si edhe kuptimi i Shkrimit Shenjtë qenë disa nga temat që karakterizuan dy meditimet, udhëhequr sot paradite nga kardinali Fransis Arinze përpara Papës dhe Kuries Romake, të cilët të dielën e kaluar nisën ushtrimet shpirtërore për Krezhmë. Është një kohë liturgjike kjo në të cilën Kisha fton të gjithë besimtarët që të dëgjojnë më me vëmendje Fjalën e Zotit dhe të jenë më të gatshëm për të ndihmuar ata që gjenden në vështirësi individuale apo shoqërore. Mbi këtë në mikrofonin tonë flet drejtori i Karitasit italian Imzot Vitorio Noca.
 
Përgjigje: Përfitoj nga rasti për të theksuar sa e rëndësishme është të mbajmë parasysh tripërmasat e qenies sonë së krishterë: dëgjimin e fjalës së Zotit; pranimin e saj, kremtimin dhe pjesëmarrjen në Eukaristi. Domethënë është një çast kur ne kuptojmë se Zoti na do, se mirësia e Tij falas mbërrin deri tek ne, dhe nga ana tjetër jeta jonë, kishtare dhe shoqërore: marrëdhëniet, takimi, dëgjimi, vëmendja kundrejt situatave të ndryshme që na bëjnë të përjetojmë brenda së përditshmes takimin tonë me njerëzit. Kuptohet që e gjithë kjo kërkon një impenjim të madh përsa i përket veprave, sjelljes që duhet të zbatohet sipas asaj që thuhet në kapitullin e 25 të Shën Mateut Apostull – “pata uri e më dhatë të haja”, por edhe si një mënyrë më e bukur për të përjetuar vëllazërimin tonë në Kishë dhe në shoqëri.

Pyetje: Përsa i përket lëmoshës – thotë Papa – janë shumë të rëndësishme faqet që i kushtohen mbledhjes së ndihmave për vëllezërit e varfër, por - shton ai, - dashuria është kulmi i jetës së besimtarit maja e përsosmërisë. Sipas jush kjo majë duhet rizbuluar ende sot nga besimtarët apo jo?

Përgjigje: Mendoj se ky është àsi që kemi në dorë, veçanërisht në një shoqëri të lodhur nga copëzimi i saj, nga pesha e rëndë, nga propozimet e shumta që na bombardojnë çdo ditë. Mendoj se ajo e dashurisë që na jep Zoti, – dashuri që jepet falas por edhe që shprehet në qëndrimet dhe në sjelljet tona – do të jetë asi që fiton gjithçka në një shoqëri e cila ka nevojë, mbi të gjitha, të kuptojë disa shenja. Këto shenja jepen nga njerëz që janë aq shumë të pajisur me mirësi, me vëllazëri dhe me dashuri, saqë në çdo situatë, janë në gjendje të përhapin një mesazh, i cili nëpërmjet Fjalës apo sakramenteve do të ishte i vështirë t’u përcillej të tjerëve. Ndërsa në një mënyrë më të zakonshme është më thjeshtë, dhe mund të përhapet nëpërmjet veprimeve, qëllimeve dhe veprave.

Pyetje: Ata që luten dhe agjërojnë gjatë Krezhmëve, por nuk japin lëmoshë, a nuk harrojnë diçka vallë?

Përgjigje: Rrezikojnë të bëjnë dy gjëra shumë të mira siç janë lutja dhe agjërimi po nuk i kthejnë pastaj këto dy vepra të mëdha të jetës së krishterë, të jetës shpirtërore në diçka të dukshme kundrejt vëllezërve dhe motrave. Zoti na fton që ta takojmë gjatë lutjeve. Zoti na fton për një marrëdhënie me të sinqertë, më të kthjellët dhe më themelore me vetveten. Dhe kjo, në mënyrë që të mos rrijmë larg nga njerëzit por të dimë të zhytemi në botën përreth me vepra vëllazërimi, që tregojnë shërbim dhe dashuri, të cilat janë në themel të qënies sonë së krishterë. E që pastaj të dimë të dëshmojmë edhe me gjeste, vepra, me dëshmi të gjalla, me një stil jete që dëfton mirësi, dashuri.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.