2009-03-03 17:45:52

Kryetarët e Konferencave Ipeshkvnore të Evropës Juglindore në Turqi, në gjurmët e Shën Palit


(03.03.2009 RV)Filloi sot në Turqi e do të vazhdojë deri më 7 mars, Takimi IX i kryetarëve të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës Juglindore, me temë “Identiteti i krishterë në një botë multikulturore e multietnike”. Nisma merr si shembull Shën Palin Apostull, i cili predikoi dymijë vjet më parë, në një kontekst multikulturor e shumëfetar. Takimi zhvillohet në formën e një shtegtimi në disa vende që kanë të bëjnë me Shën Palin. Pasditen e 7 marsit, pjesëmarrësit do të priten nga Patriku ekumenik Bartolomeu I e do të marrin pjesë në Lutjen Mbrëmësore ortodokse. Ndër ta edhe përfaqësues nga Shqipëria.







All the contents on this site are copyrighted ©.