(02.03.2009 RV)Shën Kuinti konsiderohet martir për shkak të mundimeve që pësoi
ndonëse, ashtu si Shën Gjoni Ungjilltar, vdiq në paqe në moshë të shtyrë. I lindur
në Frigji në një familje të krishterë, shkoi që i vogël në Eolide, ku iu kushtua ndihmës
të të varfërve. Governatori Rufo, në kohën e perandorit Aureliani (270-275), deshi
ta detyronte Kuintin të flijonte për nder të idhujve, sipas urdhërave perandorake,
por pastaj e la të lirë, sepse u çlirua nga tundimet djallëzore për ta torturuar,
falë lutjeve të vetë Kuintit. Sinasaret greke tregojnë se kjo ndodhi në qytetin
Cime, ku një tërmet i fuqishëm rrëzoi shtatoret dhe tempullin e idhujve, duke tmerruar
idhujtarët, të cilët ikën me vrap për të shpëtuar jetën. Dyzet ditë pas lirimit, Kuinti
u arrestua përsëri nga një gjykatës tjetër, Klearku, shumë më i egër se Rufi, i cili
nisi ta torturonte mizorisht. U mbulua me plagë, por Zoti ia shëroi para syve të mrekulluar
të xhelatit. Për të gjitha këto ngjarje, meritoi titullin “Mrekullibërës”. Atëhere
edhe Klearku e la të lirë. Mundi kështu të vijonte misionin e tij, duke ndihmuar të
varfërit e duke shëruar të sëmurët edhe për dhjetë vjet të tjera. Vdiq rreth vitit
280-85. Kuinto do të thotë i pesti, sepse ai ishte djali i pestë i familjes.