Në Sharm el-Sheikh, Konferenca e Donatorëve për Gazën
(02.03.3009 RV)Të shumta raketat palestineze nga Gaza drejt territorit izraelit,
në përkim me hapjen në Sharm El Sheik, të Konferencës së Donatorëve për rindërtimin
e Gazës. Qëllimi i saj është të konsolidojë armëpushimin deri në arritjen e një paqeje
të përgjithshme e të plotë. Presidenti francez, Sarkozì kërkoi që brenda vitit, “të
imponohet” një konferencë paqeje për Lindjen e Mesme. Për momentin, donatorët duhet
të gjejnë 3 miliard dollarë për rindërtimin e Rripit të Gazës, shkatërruar nga 22
ditë lufte ndërmjet Izraelit e Hamasit.