2009-03-02 13:44:06

Më 2 mars bie përvjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit


(02.3.2009 RV) Sot më 2 mars përkujtojmë përvjetorin e vrasjes së Luigj Gurakuqit, një nga figurat e shquara të historisë politike e kulturore shqiptare.
Luigj Gurakuqi u vra në Bari të Italisë nga një agjent i shtyrë dhe i paguar nga klika zogiste, më 2 mars 1925. Luigj Gurakuqi është një nga figurat e shquara të lëvizjes patriotike e demokratike shqiptare, poet e publicist, Hero i Popullit. Ai luftoi jo vetëm për një Shqipëri të lirë e të pavarur, por edhe për një shtet modern, i cili përmes reformave demokratike të zhdukte prapambetjen, të ndryshonte me shpejtësi pamjen e tij, të fitonte kohën e humbur gjatë shekujve të robërisë. Mbi figurën e tij të dëgjojmë studiuesin e ri nga Lezha Agron Gjekmarkaj....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.