2009-03-01 16:52:05

Në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Papa bën thirrje në favor të punëtorëve të goditur nga kriza aktuale ekonomike e nga besimtarët kërkon largimin nga mëkati dhe e keqja


(01.3.2009 RV)RealAudioMP3 Sot në lutjen e Engjëllit të Tenzot në mesditë në Vatikan, Papa bëri thirrje në favor të punëtorëve të goditur nga kriza aktuale ekonomike e pasatj komentoi pjesën e Ugjillit të meshës së dielës së parë të Kreshmëve, që flet për tundimet e Jezusit në shkretëtirë nga djalli e shërbehet prej ëngjëjve. Kreshmët, tha Benedikti XVI janë kohë e volitshme për t’u distancuar përfundimisht nga mëkati, e keqja dhe për t’i mundur tundimet e për t’u mbështetur në Zotin”.
“Djalli, kundërshtar i cili që në fillim i është kundërvue planit shpëtimtar të Zotit në favor të njerëzve”, u përmend sot nga Papa gjatë Lutjes së Engjëllit të Tenzot. E duke cituar tundimet e Jezusit në shkretëtirë, që ishin vepër e Djallit, Papa kujtoi se në fund të pjesë së Ungjillit të kësaj së diele marrë nga Marku, para kësaj figure të errët e të tmerrshme që guxon ta tundojë Zotërinë Jezus, duken Engjujtë, figura të shndritura e të mistershme që i ‘shërbenin’ Jezusit. Engjujtë – shpjegoi Papa – janë kontrapunkti i Djallit”.
Sipas Papës teolog, “ do t’i heqnim një pjesë të rëndësishme Ungjillit, po t’i linim anash këto qenie të dërguara nga Zotit, që na kumtojnë praninë e Tij Hyjnore ndër ne dhe janë shenjë e pranisë së Zotit në mesin tonë. T’iu drejtohemi shpesh me lutje Engjujve– u kërkoi Papa besimtarëve e shtegëtarëve të shumtë të ardhur në Vatikan – që të na mbështesin në udhën gjurmëve të Jezusit deri në identifikimin tonë me Të “.







All the contents on this site are copyrighted ©.