2009-03-01 17:30:05

Këshillit i Konferencave ipeshkvnore të Afrikës e Madagaskarit, diskuton mbi Sinodin për Afrikën e vizitën e Papës në Kamerun e Angola


(01.3.2009 RV)Nga data 28 shkurt e deri më 4 mars në Buxhumbura, në Burundi, po zhvillohet takimi i ipeshkvijve katolikë afrikanë të Këshillit të përhershëm të Simpoziumit të Konferencave ipeshkvnore të Afrikës e Madagaskarit, për të disktuar mbi Sinodin për Afrikën që do të mbahet nga data 4 e deri mč 25 tetorin e ardhshëm. Meqenëse në atë periudhë, pjesa më me madhe ipeshkvijve afrikanë do të gjenden në Romë, edhe Asambleja plenare e Afrikës do të mbahen në kryeqytetin italian. Në punimet e Këshillit të perhershëm që po mbahet në Buxhumbura, flitet për 40 vjetorin e këtij organizmi kishtar afrikan, themeluar më 1969 në Kampala të Ugandës, e një vëmendje të posaçme të takimit do t’i kushtohet vizitës së afër të Papës në Kamerun e Angola, nga data 17 e deri më 23 marsine ardhshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.