2009-03-01 17:19:03

Kisha e Shën Nikollës në Bari i dorëzohet Patriarkanës së Moskës.


(01..3.2009 RV)U mbajt sot në Bari të Italisë, ceremonia e dorëzimit të Kishës së Shën Nikollës, Patriarkanës së Moskës. Ishin të pranishëm në këtë ngjarje, që shënon një hap të ri në dialogun ekumenik me ortodoksët rusë, kreu i shtetit italian, Xhorxho Napolitano dhe presidenti rus Medvjedev. Papa Benedikti XVI përfaqësohej nga kardinali Salvatore De Xhorxhi, ndërsa për Patrikun e Moskës ishte i pranishëm peshkopi Mark. Kryeipeshkëvi i Barit izmot Bari-Bitonto, izmot françesko Kakuçit këtë ngjarje mes tjerash tha se “ është një shenjë e mëtejshme e afrimit të pëzemërt nga ana e patrikanës ortodokse ruse në Bari, sepse shtegëtarët rusë janë vazhdimisht të pranishëm pranë varrit të Shën Nikollës: edhe metropolitët rusë këtu janë në shtëpinë e tyre. Më duhet të kujtoi se patriku aktual i Moskës, Kiril ka ardhur disa herë këtu në Bari, e pokështu edhe une kam vizituar Moskën; prandaj ekziston me të një marrëdhënie miqësore e respekti reciprok”.







All the contents on this site are copyrighted ©.