2009-02-27 14:39:02

Duke luftuar varfërinë bëhet e mundshme paqja në botë: kështu tha Papa në audiencën me anëtarë të dy shoqatave bamirëse


(27.2.2009 RV)Ta hapim zemrën ndaj atyre njerëzve që janë nevojtarë e bujarisht luftojnë kundër varfërisë, sepse një i krishterë nuk mund të rri pa lëvizur “kur njerëzve u mungon buka në sofrën ”. Kjo është thirrja që Benedikti XVI i drejtoi anëtarëve të dy Shoqatave bamirëse – “Pro Petri Sede” dhe “Etrenne pontifikales” – të cilët i priti sot në audiencë dhe falënderoi me përzemërsi për nismat e veprat humanitare bamirëse që kanë zhvilluar nëpër Vende të Beneluxit, në emër të ndihmës bamirëse të Papës.
Vizita në Romë e 50 personave për t’ sjell Papës në Vatikan frytet e dy lëmoshave, pra ndihmat financiare që janë mbledhur nga bamirësit e ndryshëm në Belgjikë, Luksemburg e Holandë, është shprehje e një tradite të lashtë të gazetarëve katolikë belgë, të cilët Ati i Shenjtë Racinger i përshëndeti duke u përqendruar tek vlera e dashurisë dhe bamirësisë sipas frymës së Ungjillit. Duke kujtuar, në Vitin e Shën Palit, mësimet e Apostullit të popujve mbi bashkimin e Korpit mistik të Krishtit, gjymtyrët e të cilit janë të bashkuara e kujdesshme mes tyre, Papa ripohon këtë parim:
Të ushqyer nga e njëjta bukë Eukaristike, të pagëzuarit nuk mund të rrijnë indiferent kur ka njerëz të cilëve u mungon buka në sofër. Sivjet, keni vendosur ta dëgjoni thirrjen e ta hapni zemrën tuaj ndaj kërkesave të njerëzve që janë në gjendje të vështirë jetese, në mënyrë që anëtarët e Korpit të Krishtit, të goditur nga varfëria të jenë të përkrahur e të bëhen dëshmitarë më të fortë e të lirë të Lajmit të Mirë, Ungjillit”.
“Duke ia besuar frytin e kursimeve tuaja Pasardhësit të Pjetrit, – tha Benedikti XVI me mirënjohje – ju i mundësoni Papës të ushtron rolin aktiv e konkret të dashurisë së krishterë që është shenjë e përkujdesit të tij për të gjitha Kishat, për çdo të pagëzuar e për secilin person”:
“Ju falënderoj shumë në emër të gjithë atyre njerëzve që bujaria juaj do t’i mbështesë në luftën kundër të këqijave që kërcënojnë dinjitetin njerëzor. Duke e luftuar varfërinë, ne i japim mundësi më të mëdha paqes të realizohet e të rrënjoset në zemra të njerëzve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.