2009-02-25 12:14:51

Papa nuk e mban sot audiencën e përgjithshme


(25.02.2009 RV)Papa Benedikti XVI nuk e mban sot audiencën e përgjithshme, për ta përqëndruar krejt aktivitetin e së Mërkurës së Përhime, dita e parë e Kreshmëve, në procesin e meshën, që do të kremtohen pasdite në orën 16.0 në Bazilikën e Shën Sabinës në Romë. Audienca nuk do të mbahet as të mërkurën më 4 mars, për shkak të ushtrimeve shpirtërore, që do të zhvillohen në Vatikan në praninë e Papës Racinger, e natyrisht, janë anulluar audiencat e datave 18 e 25 mars për shkak të vizitës apostolike të Atit të Shenjtë në Afrikë. Takimet e zakonshme me besimtarët të mërkurave do të rifillojnë nga 1 prilli.







All the contents on this site are copyrighted ©.