2009-02-24 15:23:25

Letër e kryeipeshkvit të Bukureshtit për kardinalin Banjasko mbi krimet e rumunëve në Itali


(24.02.2009 RV)Kisha katolike e Rumanisë bashkohet me atë italiane për të dënuar të gjitha krimet dhe parregullsitë e kryera në Itali nga emigrantët rumunë. Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Rumanisë, imzot Joan Robu i shkruan për këtë homologut të tij italian, kardinalit Anxhelo Banjasko. Imzot Robu dënon ashpër veprimet e kryera nga kriminelët rumunë, por thekson se është i bindur se në të njëjtën mënyrë i dënojnë këto krime edhe emigrantët, që punojnë e jetojnë me ndershmëri në Itali. Kryeipeshkvi i Bukureshtit kërkon që rumunët të mos shihen vetëm si kriminelë dhe dëshiron solidaritetin ndërmjet tyre dhe italianëve, edhe për të luftuar kundër çdo forme të së keqes.







All the contents on this site are copyrighted ©.