2009-02-23 18:23:21

"The Millionaire" me Oskar


(23.02.2009 RV)Është “The Millionaire” (Milioneri), film i Dani Bojl, fituesi i çmimit Oskar 2009. Aventura njerëzore, origjinale e dramatike, e një të riu milioner indian, Zhamalit, meritoi 8 statuja të festës së jashtëzakonshmë të kinemasë, e cila i reziston kohës që nga viti 1929. Filmi i Bojlit përbën një rast artistik dhe produktiv interesant e shembullor: pa financime të mëdha, por me një skenar të qëlluar, e bëri Indinë dhe kontradiktat e saj vendin emblematik, ku dëshpërimi e shpresa bashkëjetojnë në mënyrë të përsosur. Zhamal, i rritur në mes të grumbujve me plehra e të dhunës së pakrahasueshme, arrin suksesin duke marrë pjesë në një lojë televizive. Fillon një histori ndjenjash e të vërtetash, me të cilën mund të identifikohen të gjithë.
Pas ndarjes së çmimeve, për t’u shënuar, ngjitja në skenë e aktorit të njohur komik Xherri Ljuis, i cili, megjithëse 82 vjeç, nuk ka shtrënguar kurrë në dorë një Oskar. Por çmimi që i dhanë e kapërcente pa dyshim rëndësinë e statujës. Ishte Xhin Hersholt Hjumanitarian Ëuërd për të vlerësuar punën e presidentit të Shoqatës për Distrofinë e Muskujve, i cili që nga vitet ’50 ka vënë në dispozicion për luftën kundër kësaj sëmundjeje, emrin dhe entuziazmin e tij. Ide e tij është gjithashtu edhe maratona humanitare e Teletonit, me paratë e së cilës ndihmohen fëmijët që vuajnë nga distrofia muskulore. Jo krejt kinemaja është konstelacion yjesh pa dritë të vetën.








All the contents on this site are copyrighted ©.