2009-02-23 12:13:34

Imzot Zef Simoni, Presidenti Shqipërisë Topi dërgon mesazh ngushëllimi


(23.2.2009 RV)Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjes së izmot Zef Simonit dhe Arqipeshkvit Metropolit të Shkodrës Imzot Anxhelo Masafra për ndarjen nga Jeta të Imzot Zef Simonit.
“Me hidhërim të madh mora lajmin se Imzot Zef Simoni u nda nga ne”, shkruan Presidenti i Republikës së Shqipërisë në mesazhin e ngushëllimit.
“Sot në këtë ditë lamtumire, kujtojmë se jeta e tij ishte një shembull përkushtimi ndaj fesë , atdheut dhe lirisë, e cila na bën të përkulemi me respekt para veprës së tij.
Imzot Simoni i përket atij brezi klerikësh që u persekutuan me egërsi nga diktatura e që iu kundërvunë asaj me besimin e palëkundur tek Zoti. Kontributi i tij ishte një gur themeli në rilindjen e Kishës shqiptare dhe një pasuri e madhe në zhvillimet shoqërore të këtyre viteve.







All the contents on this site are copyrighted ©.