2009-02-23 18:22:15

Imzot Timoti Dolan, kryeipeshkvi i ri i Nju Jorkut


(23.02.2009 RV)Papa emëroi sot kryeipeshkvin e ri metropolit të Nju Jorkut. Është imzot Timoti Majkëll Dolan, lindur 59 vjet më parë në Seint Luis të Misurit, deri tani kryeipeshkëv i Miluokit. Ai zëvendëson kardinalin Eduard Majkëll Egan, i cili largohet për shkak të moshës. Imzot Dolan është shuguruar meshtar kur ishte 26 vjeç e është bërë ipeshkëv 51 vjeç. Bakalaureatin në Filozofi e ka kryer në SHBA; në Romë, në Universitetin papnor “Angelicum” ka mbaruar teologjinë; ndërsa është laureuar në Histori Kishtare në Universitetin Katolik të Uashingtonit. Kryedioqeza e Nju Jorkut ka 2 milion e gjysëm katolikë, ndër 5 milion e 600 mijë banorë.








All the contents on this site are copyrighted ©.