2009-02-23 18:22:57

Atentat në Kajro: arrestohen tre vetë


(23.02.2009 RV)RealAudioMP3 Egjipti akoma i shokuar nga atentati i djeshëm në Kajro, ku një bombë shpërtheu në një treg turistik të Khan El Khalilit. Një vajzë franceze mbeti e vrarë dhe 25 të tjerë, shumica të huaj, u plagosën. Po bëhen hetime për autorët e atentatit, ndërsa autoritetet kanë arrestuar tre vetë. Mauricio Kalvi, president i Qendrës së Studimeve të Larta për luftën kundër terrorizmit sqaron në mikrofonin tonë, se cilët qëndrojnë pas atentatit:
Që kur Egjipti mori përsipër rolin e ndërmjetësuesit në konfliktin ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, gjithnjë ka pasur atentate. Kjo është një konstante, që natyrisht influencohet nga klima gjithnjë e ndezur në marrëdhëniet e Hamasit me Izraelin. Përpjekja për ndërmjetësim, roli i Egjiptit, ka bërë që popullsia egjiptiane të paguajë gjithnjë çmime të larta. Egjipti është në favor të procesit të paqes, pra në linjë me politikën e Izraelit.







All the contents on this site are copyrighted ©.