2009-02-22 17:03:56

22 shkurt festa e Katedrës së Shën Pjetrit.


(22.2.2009 RV)22 shkurti për kalendarin e Kishës katolike përfaqëson ditën e festës së Katedrës së Shën Pjetrit.Kjo festë i referohet dinjitetit e autoritetit të papatit. Pra, bëhet fjalë për një festë që nxjerr në pah përkujtimin e misionit që Jezu Krishti ia besoi Pjetrit Apostull. Para daljes se Shën Pjetrit nga Toka Shenjte dhe martirizimit të tij në Romë, selia e magjisterit (mësimit zyrtar të Kishës) të Pjetrit si i pari i apostujve, identifikohej me selinë e kishës së Antiokisë. Edhe liturgjia kremtonte këto dy momente me dy data të ndryshme: më 18 janar (Roma) e më 22 shkurt (Antiokia). Reforma e kalendarit i ka bashkuar në një festë të vetme, këtë të sotme. Ajo – shpjegon ‘Meshari Romak’ – “me simbolin e katedrës (selisë) vë në pah misionin e mësuesit dhe të bariut që Krishti i dha Pjetrit, detyrë të cilën Krishti e themeloi në personin e Pjetrit e atë të pasardhësve, në saje të parimit e të themelit të dukshëm të unitetit të Kishës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.