2009-02-21 11:27:29

Vizitë e Papës në Seminarin e Madh romak, me rastin e festës së Zojës së Besimit


(20.02.2009 RV)RealAudioMP3 Sot pasdite në orën 18, Papa Benedikti XVI shkoi për vizitë në Seminarin e Madh romak, në prag të Festës së Zojës së Besimit. Ati i Shenjtë mbajti në Kapelën e Madhe të Seminarit një lectio divina për seminaristët, të përqëndruar në Letrën e Shën Palit drejtuar galatasve. Nuk është hera e parë që Papa Racinger shkon në seminar, me të cilin ka një lidhje të veçantë, siç dëshmon në mikrofonin tonë rektori, imzot Xhovani Tani:
Është Seminari i Papës në kuptimin që është seminari i dioqezës së Romës, në të cilën Papa është ipeshkëv. Duke parë të kaluarën, të gjithë papët, kush më shumë e kush më pak, kanë pasur marrëdhënie me Seminarin Romak. Në veçanti, kujtoj Papën Gjoni XXIII, i cili ka qenë nxënës i Seminarit. Në vitet e pakta të papnisë së tij, e vizitoi Seminarin disa herë.
Të flasim pak për Zojën e Besimit, Pajtorja e Institutit…
Kjo fugure vjen nga Todi. U soll në Romë nga një jezuit dhe është kopja e fugures që ruhet nga klariset e Todit. U dërgua në Kolegjin Romak e, kur Seminari vendosi selinë në Kolegj, në vitin 1774, gjeti aty fuguren. U krijua një simbiozë e fortë ndërmjet Seminarit dhe Zojës së Besimit. Përkushtimi ndaj saj u rrit shumë gjatë shekullit të kaluar e më duket se tashmë është konsoliduar. Ish-nxënësit tanë, kur vijnë në Romë, nuk mungojnë të kalojnë nga Kapela, që është një shenjtërore e vogël brenda Seminarit për të lutur Zojën e Besimit, e cila karakterizohet nga gjesti i Krishtit Fëmijë që tregon të ëmën, si për të thënë: kij besim tek ajo.
Ç’mund të na thoni për punën tuaj të përditshme në këtë qendër edukimi kishtar?
Është një punë impenjative, që kërkon gjithnjë e më tepër vëmendje, dëgjim e kuptim të asaj që mund të jetë e dobishme për formimin e të rinjve, të cilët paraqesin karakteristika të reja nga viti në vit. Të rinjtë kanë nevojë që të kuptohen, e sidomos të dëgjohen. Kjo ka më shumë rëndësi se çdo lloj skeme. Kjo kërkon shumë impenjim, nuk është gjithmonë e lehtë, por rezultatet janë pozitive në pjesën më të madhe.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.