2009-02-21 16:39:04

Të krishterët dhe myslimanët të bashkëpunojnë duke respektuar lirinë e ndërsjellë. Kështu u shpreh Kardinali Turan në universitetin e Bolonjës.


(21.02.2009 RV)“Të krishterët dhe myslimanët mund të bashkëpunojnë për të promovuar vlerat morale dhe shpirtërore, duke respektuar lirinë e ndërsjelltë. Marrëdhënie këto që duhen zhvilluar në një frymë dialogu të sinqertë dhe që respekton tjetrin, bazuar tek një vetëdije, e cila i njeh vlerat e përbashkëta fetare dhe me shumë çiltërsi ndërgjegjësohet dhe respekton ndryshimet.” Këtë pohoi kardinali Zhan Lui Turan, president i Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar gjatë një konference pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Bolonjës.







All the contents on this site are copyrighted ©.