2009-02-20 17:38:26

Seminaristët të bëhen dishepuj të vërtetë të Krishtit: kështu i tha Benedikti XVI Komisionit Papnor për Amerikën Latine.


(20.02.2009 RV)RealAudioMP3 Seminaristët duhet të bëhen meshtarë vetëm nëse kanë vullnet e dëshirë të jenë dishepuj të vërtetë dhe misionarë të Jezu Krishtit. Kjo është këshilla që Benedikti XVI u dha sot paradite pjesëmarrësve të Asamblesë së përgjithshme të Komisionit Papnor për Amerikën Latine, të cilët i priti në Vatikan. Në seminare, edukatorët e profesorët, shtoi Papa, duhet të dallohen për aftësinë e tyre akademike e për besnikërinë ndaj Kishës.
Hoy más que nunca, es preciso que los seminaristas…
“Sot më tepër se kurrë, është e nevojshme që seminaristët, me prirje të drejtë shpirtërore e pa asnjë interes tjetër, të kenë dëshirë të bëhen meshtarë për të qenë dishepuj të vërtetë e misionarë të Jezu Krishtit, të aftë, në bashkim me ipeshkvijtë, ta bëjnë të pranishëm Krishtin në ministerin dhe në dëshminë e tyre të jetës”.
Pikërisht, gjatë kohës së seminarit, vazhdoi Papa, të forcohet tek seminaristët dëshira për t’u rrënjosur gjithnjë e më thellë në Krishtin:
“Para ello es de suma importancia…
Prandaj, është me rëndësi shumë të madhe të kihet kujdes për formimin e tyre njerëzor, shpirtëroro-intelektual e baritor, si edhe të zgjidhen mirë edukatorët e profesorët e tyre, të cilët duhet të dallohen për aftësitë e tyre akademike, për frymën meshtarake dhe besnikërinë ndaj Kishës, në mënyrë që t’i përgatisin të rinjtë për atë që ka nevojë e që pret prej barinjve të tij, populli i Zotit”.
Komisioni Papnor për Amerikën Latine është themeluar në vitin 1958 nga Papa Piu XII me qëllim që të forcojë veprimtarinë baritore të Kishës në atë kontinent.








All the contents on this site are copyrighted ©.