2009-02-19 18:44:51

Kardinali Arinze: Bota mos ta braktisë e as mos ta shfrytëzojë Afrikën


(19.02.2009 RV)Kontinenti afrikan po përgatitet të përjetojë dy ngjarje të rëndësishme: udhëtimin e Papës në Kamerun dhe në Angolë nga 17 deri me 23 mars, dhe Asamblenë e dytë të Sinodit të Afrikës që do të zhvillohet në Vatikan nga 4 deri me 25 tetor, me temë: “Kisha në shërbim të pajtimit, të drejtësisë dhe të paqes”. Po, çfarë i propozon Kisha shoqërisë afrikane? Pikërisht kësaj pyetjeje i përgjigjet kardinali Frensis Arinxe, president i deleguar i Sinodit:
(Fabio Colagrande)

Përgjigje: Kisha nuk ka recetë politike apo ekonomike, por shpall Ungjillin, i cili i bën thirrje zemrave, për të dashur Zotin dhe të afërmin, të respektosh të drejtat e të tjerëve. Kisha, pra, ndihmon në formimin e ndërgjegjeve.

Pyetje: Një sfidë tjetër e fortë, për të cilën Kisha është e impenjuar në botën perëndimore është edhe ajo e mbrojtjes së jetës. Kjo sfidë është e pranishme edhe në Afrikë...

Përgjigje: Është e vërtetë. Kërcënimet ndaj jetës nuk kursejnë asnjë vend. Për shembull, kontraceptivët, aborti, janë gjithmonë një sulm kundër jetës. Sigurisht, në shumë vende afrikane, fëmija quhet bekim prej Zotit, jo si problem. Edhe atëherë kur njerëzit janë të varfër, e mirëpresin foshnjen. Është po ashtu e vërtetë se Kisha në shumë vende afrikane, ka promovuar mësimin e metodave natyrale dhe kjo gjë funksionon. Po ashtu në shumë vende të Afrikës nuk është i miratuar aborti. Ndërsa eutanazia në Afrikë as që nuk shtrohet për diskutim, e nëse ndonjëherë do të futet, kjo gjë do të jetë me të vërtetë kundër gjithë traditës afrikane, e cila i nderon të moshuarit të cilët mbahen në familje edhe atëherë kur kjo është e varfër.

Pyetje: Ndërrojmë temë. Në Afrikë ka vështirësi për sa i përket përqafimit të kulturës së liturgjisë. Në ç’pikë jeni?

Përgjigje: Nuk do të thosha, “vështirësi”, por sfida më mirë. Përqafimi i kulturës së liturgjisë po ecën mjaft mirë në Afrikë. Ka ende shumë për të bërë, por nuk mund të bëhet çdo gjë me ngut, sepse koha nuk ka respekt për atë që bëhet pa pëlqimin e saj. Por sidoqoftë po ecet mirë. Rolin kryesor këtu e luajnë ekspertët, që janë teologë dhe ipeshkvij.







All the contents on this site are copyrighted ©.