2009-02-19 16:54:54

Humanisti e diplomati shqiptar Gjon Gazulli në përvjetorin e vdekjes


(19.2.2009 RV)Po kujtojmë përvjetorin e vdekjes së Gjon Gazullit. Si sot më 19 shkurt 1465 në Raguzë ndërroi jete humanisti, diplomati shqiptar Gjon Gazulli. Ai lindi me 1400 në fshatin Gjadër të Zadrimës. Pasi mbaroi Shkollën Humaniste të Shkodrës shkoi Raguze e Padova, ku pas pese vjet studimesh mori titullin "Doktor ne Shkencat e Lira".
Me 1432 Gjoni kthehet ne Raguze dhe Senati e cakton Ambasador pranë Mbretit te Hungarisë. Raguza e caktoi ambasador ne Italinë e Jugut me 1446 për të marre masa kundër piraterisë se italianëve në detin Adriatik. Në Rome në Selinë e Shenjtë Papnore ai u dërgua ambasador i Raguzës por atje shtroi edhe problemin e Skënderbeut që të ndihmohej nga Papa. Gjoni qe njeri i ditur i Raguzës, diplomat i shkëlqyer, orator e gjuhëtar i madh, matematicien dhe astronom. Vdiq në moshën 65 vjeçare.







All the contents on this site are copyrighted ©.