2009-02-19 16:53:19

Famullitari i Gazës fton Papën. Hamasi është dakord.


(19.02.2009 RV)Famullitari katolik i Gazës, atë Manuel Musalam e ka ftuar Papën Benedikti XVI të bëjë një vizitë në vend, gjatë udhëtimit të tij të ardhshëm në Tokën e Shenjtë. Duket se organizata islamike Hamas është dakord, të paktën kështu shkruan prifti në letrën që i dërgon Papës Racinger, për të cilën flet me të përjavshmen krishtare “Jeta Non Profit”. “Nëse nuk do të jetë e mundur që Ati i Shenjtë të vijë në Gazë – sqaron ai – një delegacion prej 300 vetësh është gati të shkojë në Jeruzalem ose në Betlehem për ta takuar”. Për momentin, në programin e vizitës së Benediktit XVI, që do të kryhet në maj të këtij viti, nuk parashikohet asnjë udhëtim për në Rripin e Gazës.







All the contents on this site are copyrighted ©.